Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj, ka njoftuar se takimet e përditshme të fushatës vazhduan sot në Shushicën e Epërme.
Së bashku me kryetarin Ilir F. Ferati dhe kandidatët për deputetë, Mulaj takoi strukturat e LDK-së në këtë fshat, ku fryma e ndryshimit u ndje kudo.
“Takimet ishin shoqëruar me fytyra të buzëqeshura, mikpritje të ngrohtë dhe diskutime frytdhënëse”.
Mulaj tha se ata biseduan me banorët për nevojat dhe shqetësimet e tyre, ndërsa diskutuan gjithashtu për planet e zhvillimit të qytetit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
“Sot së bashku me kryetarin Ilir F. Ferati, dhe kandidatët për deputetë takuam strukturat tona në fshatin Shushicë. Fryma e ndryshimit po ndjehet gjithandej, fytyra të buzëqeshura, mikëpritje e ngrohtë,dhe diskutime frytdhënëse ishin elementi kryesor i takimeve tona. Ne biseduam për nevojat dhe shqetësimet e banorëve këtu, si dhe për planet tona për zhvillimin e qytetit tonë”, shkroi ai në Facebook.
Kandidatët, njoftoi ai se ndanë vizionet e tyre për një të ardhme më të mirë, duke inkurajuar të pranishmit të angazhohen në realizimin e këtyre qëllimeve.
“Kryetari Ferati theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të sjellë ndryshime pozitive dhe mundësi të reja për të gjithë banorët. Ne si kandidatë për deputetë ndamë vizionet tona, për një të ardhme më të mirë, duke inkurajuar të pranishmit që të angazhohen dhe të ndihmojnë në realizimin e këtyre qëllimeve. Faleminderim poashtu për kryetarin e nëndegës z. Kushtrim Sakikaj për organizimin e mrekullueshëm”.
Ai përfundoi duke thënë se Kosova ka nevojë për ndryshim dhe bëri thirrje që çdo qytetar të bëhet pjesë e këtij ndryshimi.
#BëhuNdryshimi#ldk124#LDK#NR79#istogu#Lumir2025