Mulaj i LDK’së i drejtohet punonjësve të administratës publike: Me Abdixhikun kryeministër, do të respektohet çdo nëpunës civil – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Mulaj i LDK’së i drejtohet punonjësve të administratës publike: Me Abdixhikun kryeministër, do të respektohet çdo nëpunës civil

    Insajderi
    06 February 2025 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK’së për deputet në zgjedhjet parlamentare, Besim Mulaj, iu është drejtuar punonjësve të administratës publike duke kujtuar tentimin të këtij sekotri.

    Mulaj ka thënë se me Lumir Abdixhikun kryeministër dhe LDK’në, adminsitrata efikase dhe respekti ndaj çdo nëpunësi civil do të bëhet realitet.

    Shkrimi i Mulajt:

    Të dashur kolegë të administratës publike të Kosovës,

    Prej pesë vitesh, kjo qeveri e majtë ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të minuar punën dhe përkushtimin tuaj, pavarësisht pozitës apo institucionit ku shërbeni. Në sytë e tyre, secili nga ne ishte fajtor për gjithçka që nuk shkonte mirë. Ata tentuan të shkatërrojnë administratën tonë publike, të ndërtuar me mund dhe përkrahje të vendeve demokratike për 25 vite, duke imponuar ligje jo-demokratike dhe duke cenuar profesionalizmin tuaj.

    Ne e dimë që gjithmonë mund të bëhet më mirë. Por tani është koha që të ndalojmë këtë degradim dhe të rikthejmë dinjitetin e administratës publike! Shkurti është shansi i fundit për ndryshimin e madh!

    Kosovës dhe qytetarëve të saj u duhet një administratë publike profesionale, e bazuar në meritë dhe jo në politikë. Një administratë efikase, që shërben me përkushtim dhe respekton çdo nëpunës civil. Me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me kryeministër Dr. Lumir Abdixhikun, kjo do të bëhet realitet!

    Prandaj, ju ftoj që me votën tuaj të mundësoni këtë ndryshim. Si kandidat për deputet, ju premtoj angazhim maksimal për një ligj modern që do të mbrojë secilin nëpunës civil, duke ndërtuar një administratë në shërbim të qytetarëve dhe duke garantuar respektimin e dinjitetit tuaj profesional.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark