Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Besim Mulaj, ka shkruar lidhur me mikpritjen e ngrohtë që iu bë në Istog kandidatit për kryeministër nga ky subjekt politik, Lumir Abdixhikut.
Siç tha Mulaj, Istogu mirëpriti kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe se ky takim është dëshmi e qartë e shpirtit rugovist dhe mbështetjes që istogasit i japin LDK’së.
“Sot, në një ambient madhështor dhe plot energji pozitive, Istogu mirëpriti kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku. Ky takim është një dëshmi e qartë e shpirtit rugovist dhe mbështetjes së fuqishme që qytetarët e Istogut i japin LDK-së.
Me një fjalim mbresëlënës dhe frymëzues, kryetari i komunës, z. Ilir Ferati, elektrizoi masën duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth vizionit për një Kosovë më të mirë. Në vijim, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, deklaroi:
“Sot jam në mesin e elektoratit të Ibrahim Rugovës, të cilët i kanë dhënë besën vizionit tonë për një të ardhme më të ndritur për Kosovën.”
Ky moment iështë dëshmi e përkushtimit dhe besimit të qytetarëve të Istogut ndaj vlerave rugoviste dhe udhëheqjes së mençur që LDK ofron. Së bashku, me unitet dhe vizion, do të ndërtojmë një Kosovë krenare dhe të suksesshme.
Fitorja është afër! Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë rugovistët!”, tha ai.