Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për rezervat e ujit në Kosovë.
Mulaj ka thënë se Kosova është vendi më i varfër në Evropë sa i përket rezervave ujore.
“Për katër vite me radhë kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të investuar në këtë fushë jetike”, ka shkruar ai në Facebook.
Mulaj ka theksuar se të gjithë ujëmbledhësit ekzistentë janë ndërtuar në kohën e komunizmit.
Postimi i plotë: