Mulaj: LDK ka vizion të qartë për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe shtet të së drejtës – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Mulaj: LDK ka vizion të qartë për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe shtet të së drejtës

    Insajderi
    01 February 2025 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka takuar gratë dhe vajzat e Forumit të Gruas të LDK-së në Banjë dhe Gurrakoc.

    Ai, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë: Ishte një kënaqësi të diskutoja me këto gra të jashtëzakonshme, të cilat janë jo vetëm shtylla të familjeve të tyre, por edhe forca e së ardhmes së vendit tonë. U ndamë me bindjen e përbashkët se LDK ka programin më të mirë zgjedhor, një vizion të qartë për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe shtet të së drejtës.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Sot pata nderin të bashkëbisedoj me gratë dhe vajzat e Forumit të Gruas të LDK-së në Banjë dhe Gurrakoc.

    Këto dy takime të frytshme u organizuan nga kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së në Istog, znj. Fikrije Shala, e cila me përkushtimin e saj të palëkundur po e forcon zërin e grave në politikë dhe shoqëri.

    Ishte një kënaqësi të diskutoja me këto gra të jashtëzakonshme, të cilat janë jo vetëm shtylla të familjeve të tyre, por edhe forca e së ardhmes së vendit tonë. U ndamë me bindjen e përbashkët se LDK ka programin më të mirë zgjedhor, një vizion të qartë për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe shtet të së drejtës.

    Me Lumir Abdixhikun kryeministër, ky vizion do të bëhet realitet. Ai ka dëshmuar lidership të fortë dhe vendosmëri për ta çuar Kosovën përpara, dhe unë jam i bindur se me mbështetjen e qytetarëve, ndryshimi i duhur është i pashmangshëm.

    Faleminderit znj. Fikrije Shala për organizimin dhe përkushtimin, si dhe të gjitha grave dhe vajzave pjesëmarrëse për energjinë dhe besimin në LDK. Bashkë, me besim dhe vendosmëri, e sjellim ndryshimin!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark