Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj ka mbajtur takim me aktivistët e Mazgitit të Obiliqit.
“Një grup i mrekullueshëm njerëzish, të cilët me përkushtim dhe besim po i bashkohen vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderit të saj, Lumir Abdixhikut”, ka shkruar ai.
Tutje Mulaj thotë se “Me 9 shkurt, fitorja do të jetë e jona”.
Postimi i plotë:
Me zemër plot entuziazëm dhe mirënjohje, pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me aktivistët e jashtëzakonshëm të Mazgitit të Obiliqit! Një grup i mrekullueshëm njerëzish, të cilët me përkushtim dhe besim po i bashkohen vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe liderit të saj, Lumir Abdixhikut.
Ky mobilizim i madh i qytetarëve po dëshmon se Kosova, pa përjashtim, është në një rrugë të re – një rrugë shprese, zhvillimi dhe uniteti!
Me 9 shkurt, fitorja do të jetë e jona!
#LDK#MeBesimDheVizion#Fitorja09Shkurt