![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Besim Mulaj, është shprehur falënderues ndaj bashkvendasve të tij pas tubimit madhështor në Istog.
Mulaj ka thënë se istogasit treguan shpirtin e madh, përkushtimin dhe besimin në vizionin e LDK’së.
“10 mijë herë faleminderit, Istog!
Jam i nderuar që jam Rugovist, anëtar i LDK-së, por mbi të gjitha – ISTOGAS!
Sonte treguat edhe njëherë shpirtin tuaj të madh, përkushtimin dhe besimin në vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Faleminderit për pjesëmarrjen masive në tubimin përmbyllës zgjedhor! Faleminderit që e keni mbështetur kauzën e Dr. Lumir Abdixhikut, Kryeministrit të ardhshëm të Kosovës!
Ju jeni krenaria ime e përhershme! Me 9 shkurt, le ta dëshmojmë fuqinë tonë me votën për LDK-në, me numrin 124, dhe për mua, me numrin 79!
Pa besim s’ka ndryshim!”, tha Mulaj.