Kandidati i LDK-së për deputet Besim Mulaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti kot sillet ‘sokaqeve’ të Istogut.
Sipas Mulajt, Istogu nuk është vend i aventurave politike dhe as shesh ku eksperimentohet me elektoratin.
“Qeveria e panikut, e cila zbarkon nëpër qytet me xhipa të zinj, po tenton të fitojë zemrat e istogasëve, por as këto vizita nuk arrijnë të dalin nga terri në të cilin qeveris. Vijnë vetëm natën, sepse janë qeveri e territ”, ka shkruar Mulaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Kryeministër Kurti në ikje, kot sillesh “sokaqeve” të Istogut!
Istogu nuk është vend i aventurave politike të radhës, as shesh ku eksperimentohet me elektoratin. Ky është vendi i besës, i përkushtimit dhe i vlerave të rrënjosura thellë nga vizioni i Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Në çdo shtepi të Istogut, fryma rugoviste vazhdon të jetë busulla që udhëzon qytetarët për një Kosovë më të mirë dhe më të drejtë.
Qeveria e panikut, e cila zbarkon nëpër qytet me gjipa të zinj, po tenton të fitojë zemrat e istogasëve, por as këto vizita nuk arrijnë të dalin nga terri në të cilin qeveris. Vijnë vetëm natën, sepse janë qeveri e territ.
Përkundër përpjekjeve, fryma e LDK-së dhe vizioni rugovist janë të pathyeshme dhe të pakonkurrueshme në këtë tokë.
Istogu do të mbetet gjithmonë bastion i besës, i vlerave dhe i frymës së LDK-së.