Mulaj vendos shallin me emrat e qëndisur të dëshmorëve: Ky është kujtimi dhe nderimi ynë për ata – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Mulaj vendos shallin me emrat e qëndisur të dëshmorëve: Ky është kujtimi dhe nderimi ynë për ata

    Insajderi
    08 February 2025 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj ka vendosur një shall të veçantë në përmbyllje të fushatës së LDK-së në Prishtinë.

    Ai ka vendosur shallin si simbolikë të trashëgimisë së Ibrahim Rugovës, por në të janë qëndisur emrat e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

    “Të nderuar qytetarë të LDK-së, rugovistë, aktivistë e simpatizantë, mbështetës të mi, sonte e vendosa shallin, si simbolikë e trashëgimisë së Dr. Ibrahim Rugovës. Por ky nuk është një shall i zakonshëm—në të janë të qëndisur emrat e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, ka thënë Mulaj.

    “Ky është kujtimi dhe nderimi ynë për ta, një përkushtim ndaj rrugës që ata trasuan me sakrificë. Liria, demokracia dhe vizioni i Rugovës jetojnë përmes veprave tona. Faleminderit për besimin tuaj”, ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark