Mulaj viziton bisneset e Istogut, premton përkrahje të vazhdueshme për ta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Mulaj viziton bisneset e Istogut, premton përkrahje të vazhdueshme për ta

    Insajderi
    20 January 2025 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj ka vizituar sot disa nga bizneset e Istogut.

    Pas vizitës, Mulaj ka thënë se krenaria për këto biznese dhe punën e tyre e motivon që t’iu jap mbështetje të plotë.

    Ai ka theksuar se si deputet zotohet se do jap përkrahje të vazhdueshme për bizneset, rritje te subvencioneve, krijimin e zonës ekonomike në Istog si dhe uljen e TVSH-së në 8%, një nismë e filluar nga qeveria Hoti që ende pret finalizimin.

    Mulaj në këto zgjedhje kandidon me numrin 79’të në Listën e LDK-së.

    Postimi i plotë i Mulajt në Facebook:

    Vizita e sotme me biznese frymëzuese në Istog,

    Sot pata nderin që së bashku me kandidatët për deputet nga LDK e Istogut, kryetarin e nëndegës së Istogut z. Driton Alihajdari dhe asambleisten Liridona Lajqi, të organizojmë dhe të realizojmë takime me disa nga bizneset që po e bëjnë Istogun krenar.

    Takimin e nisëm me kompanitë Agroproduct Shpk dhe Blif, të cilat janë ambasadore të produkteve të Istogut në tregun evropian. Pas tyre, patëm kënaqësinë të takojmë znj. Mire Bytyqi, një grua e fuqishme dhe e suksesshme që ka ndërtuar një biznes të suksesshëm në fushën e tekstilit.

    Vizita jonë vazhdoi te bizneset që mbajnë një traditë krenare për Istogun, si kultivimi i peshkut nga familjet Demiraj, Januzaj dhe Arifaj, të cilat prodhojnë produkte me standarde evropiane që tregojnë vlerat e rajonit tonë.

    Për fund takuam vëllezërit Bytyqi që në qendër të Istogut janë bërë fjala kryesore që vetura juaj të shkëlqejë.

    Krenaria për këto biznese dhe punën e tyre më motivon që t’i jap mbështetjen time të plotë. Biznesi është dhe do të jetë prioritet mbi prioritetet e mia. Si deputet, zotohem për:

    ✅ Përkrahje të vazhdueshme për bizneset.

    ✅ Rritje të subvencioneve.

    ✅ Krijimin e zonës ekonomike në Istog.

    ✅ Uljen e TVSH-së në 8%, një nismë e filluar nga qeveria Hoti që ende pret finalizimin.

    Istogu ka potencial të jashtëzakonshëm, dhe së bashku mund ta çojmë përpara!

    #pabesimskandryshim#BëhuNdryshimi#ldk#ldk124#NR79


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark