Mulla Osmani: Kisha në Llapushnik është “Objekt i fesatit” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mulla Osmani: Kisha në Llapushnik është “Objekt i fesatit”

    Insajderi
    09 October 2016 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mulla Osman Musliu nga Drenica, i cili shpesh ka qenë pjesë e debateve dhe polemikave fetare në shoqërinë kosovare, i ka dy fjalë për kishën katolike që u përurua sot në Llapushnik.

    Ai ka thënë se shpesh veprat më të liga bëhen në emër të veprave humane. Mulla Osmani ka shtuar se shqiptarët e Kosovës duke të kenë kujdes nga djajtë e moçëm, të cilët, sipas tij, janë komunist dhe po paraqiten në kostumin fetar.

    Postimi i tij i plotë në Facebook.

    Për… sot…

    “SHOW OBJEKTI”

    apo

    “OBJEKTIN E FESATIT”

    Që po shohim në Llapushnik i kam vetëm dy fjalë.

    Nje thanje arabe thotë: ” E keqja vjen nga dera e hairit-mirësisë” Kur njerëzit i kuptojnë dyert e te keqes nga ju sjell djalli fatkeqësi ai e ndryshon derën dhe fatkeqësitë njerëzve ua sjell nëpërmjet dyerve te mirësisë, humanitetit, xhamisë, kishës dhe bamirësisë. Ngase siç e kam than shpesh se veprat më të liga bëhen ne emër të veprave më humane. Për këtë larsye njerëzimi duhet te jete shume i ndërgjegjësuar sidomos Shqiptaret e Kosovës duhet te jenë shumë vigjilent dhe syhapur sepse djajtë e MOQEM komunist po paraqiten ne kostumin e rij,atë FETAR. Ata të cilët deri dje ishin shpiun e KOS-it, UDB-ash e komunistë të përbetuar sot po ndërtojnë xhamia e kisha vend e pa vend, po shesin e blejnë ne emër te fesë, me pas mundësi jo krejt mahallen dhe katundin por krejt Kosovën dhe Shqiptarin. Ata të cilët zot e kanë parën e jo Krijuesin, nuk kanë mundësi të ndërtojnë “Shpija të Zotit”. E vetmja gjë që bëjnë është të ndërtojnë objekte përparëse që më vone do ua shohim sherrin.

    Edhe një gjë dua ta them për vëllezërit e mi te krishter, se unë do marr pjesë në hapjen dhe urimin e secilës kishë e cila ndërtohet nga vëllezërit tanë të Krishterë me kënaqësinë më të madhe,por edhe do të vazhdoj ti kundërshtoj kishat që ndërtohen për interesa politik e përçarje në mes popullit Shqiptar siç është objekti në Llapushnik derisa te jem gjalle .

    Nje thenje te ngjajshme shpesh e kemi ndegjuar nga pleqt tane :

    “O Drenas ty te mbuloje tymi pot sundojnë ,K…. e A……”!?

    “Ah Kosove ty te mbuloj flake po te sundojnë, M… e K…”!?Vesselam

    Hoxhë Osman Musliu


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark