Në një postim sqarues në rrjetet sociale, Instituti i Shëndetit Publik në shqipëri thekson se zakonisht duhen disa javë për trupin që të krijojë imunitet pas vaksinimit.
“Kjo do të thotë që personi mund të infektohet me virusin që shkakton COVID-19 pak më përpara ose pas vaksinimit dhe mund të sëmuret. Kjo sepse vaksina nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për të krijuar mbrojtje, por jo sepse është vaksina ajo që ka shkaktuar infeksionin.
Ndonjëherë procesi i krijimit të imunitetit mund të shkaktojë simptoma, si psh: temperaturë. Këto simptoma janë normale dhe tregojnë se trupi po krijon imunitet”, thekson Instituti i Shëndetit Publik.