×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Mund të jenë të rrezikshme: Ja sa banane në ditë mund t’i hamë

    Insajderi
    14 August 2024 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bananet janë një frut i shijshëm dhe i ëmbël plot me lëndë ushqyese, vitamina dhe minerale. Ato përmbajnë vitamina A, B, C, E, si dhe magnez dhe kalium. Ngrënia e këtij fruti ka një efekt pozitiv në tru, enët e gjakut dhe zemrën dhe përmirëson disponimin.

    Megjithatë, është e rëndësishme të mbani se nuk mund t’I konsumoni ato nw sasi të mëdha.

    Sipas ekspertëve, edhe personat që nuk kanë probleme shëndetësore nuk duhet të hanë më shumë se dy banane në ditë. Ndryshe mund të shfaqen probleme të ndryshme sepse bananet janë të larta në kalori dhe rrisin nivelin e sheqerit në gjak, shkruan Index.hr.

    Njerëzit me mbipeshë duhet të kufizojnë konsumin e bananeve në tre pjesë në javë. Një banane përmban 105 kalori dhe 27 gram karbohidrate.

    Personat me diabet, trombozë dhe sindromë metabolike duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm. Bananet rrisin sheqerin në gjak dhe kanë një efekt diuretik, gjë që mund të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark