Udhëheqësi i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar përsëri se do ta zhdukë Hamasin dhe paralajmëroi për një pushtim tokësor të Gazës.
Netanyahu, sipas Al Jazeera, tha se Hamasi është përgjegjës për viktimat civile, por “ne do të bëjmë çdo gjë për ta shmangur një gjë të tillë”, përcjell Gazeta Insajderi.
“Mund të jetë një luftë e gjatë”, citohet të ketë thënë Netanyahu.
“Hamasi duhet të shkatërrohet,” tha më tej ai, duke e vlerësuar këtë si kusht për t’i dhënë fund luftës.
Hamasi ka ndërtuar labirinte tunelesh dhe pjesëtarët e grupit terrorist pritet të ndeshen me forcat pushtuese përmes kurtheve dhe sulmeve të vogla. /Insajderi.org/