×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Mund të ketë anije aliene e cila vëzhgon tokën, sipas shkencëtarëve të Harvard-it

    Insajderi
    07 November 2018 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Astronomët e universitetit Harvard, në SHBA, thanë se objekti misterioz, me ngjyrë të kuqe të errët, i cili hyri vitin e kaluar  në sistemin tonë diellor, mund të ketë qenë anije kozmike jashtëtokësore, e dërguar për të hetuar tokën.

    Objekti u vu re në tetor të vitit 2017 nga teleskopi Pan-Starrs 1 në Havaji. Për këtë arsye u quajt “Umuamua”, që do të thotë “lajmëtar i largët”.

    Që prej zbulimit, shkencëtarët nuk kanë mundur ta emërojnë me saktësi dhe as të thonë se nga e ka origjinën. Në fillim pohuan se ishte kometë, pastaj asteroid, pastaj menduan se duhej të krijonin një kategori të re emërtimi, të quajtur “objekte ndëryjore”.

    Raporti i fundit shkencor, nga qendra e astrofizikës në Harvard, tregon se objekti në formë puroje, që udhëtonte me 315.000 kilometra në orë, mund të ketë origjinë artificiale e të jetë dërguar nga një qytetërim jashtëtokësor për të studiuar tokën.

    Teoria bazohet te fakti që objekti ka shtuar shpejtësinë, nuk e ka pasur të qëndrueshme. Energjia që e vë në lëvizje ndoshta merret nga dielli. Objekte që shtojnë shpejtësinë janë edhe kometat, por Umuamua nuk kishte bisht si gjithë kometat e tjera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark