“Mund të krijojë incest”- Eman Rrahmani kundërshton ashpër projektligjin që po e “përplas” me VV’në – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mund të krijojë incest”- Eman Rrahmani kundërshton ashpër projektligjin që po e “përplas” me VV’në

    Insajderi
    26 February 2024 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka folur rreth projektligjit për shëndetin riprodhues.

    Ai është shprehur se përmes metodës së riprodhimit mund të vjen deri të incesti.

    “Nesër lindja e fëmijës nga një dhurues, më këtë ligj i ndalohet e drejta të dijë kë e ka baba, kë e ka vëlla, sepse dhuruesi mund të krijojë familje tjetër të cilën e ka në raporte të natyrshme, andaj në këtë pikë është antiligjore, antikushtetuese që t’i mohosh të drejtën fëmijës për më ditë kë e ka nënë apo baba, vëlla apo motër”, është shprehur Rrahmani në emisionin Kosova Today.

    Ai tha se te çiftet që kanë probleme me infertilitet dhe duan të bëhen me fëmijë kanë të drejtën e plotë që të përdorin këtë metodë, por jo ata që ia mohojnë fëmijës të drejtën për ta njohur familjen e tij.

    “Kjo për shkak se në të ardhmen mund të krijojë inceste”, tha Rrahmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark