Mund të mos iu pëlqejë fansave të Real Madridit- Deklaratat e mëhershme "ledhatuese" të Alexander-Arnold për Barcelonën - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Mund të mos iu pëlqejë fansave të Real Madridit- Deklaratat e mëhershme “ledhatuese” të Alexander-Arnold për Barcelonën

    Insajderi
    25 March 2025 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trent Alexander-Arnold ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Real Madridin, shkruan Fabrizio Romano. 

    Trent do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon në verë. 

    Por disa vite më parë, Trent kishte rrëfyer dashurinë e tij për Barcelonën, duke thënë më shumë sesa që pritet nga një transfer i mundshëm i Real Madridit.

    “Ekipi tjetër im i preferuar është Barça. Unë mendoj se ata kanë të njëjtat vlera si Liverpooli. Ata sjellin shumë lojtarë nga akademia e të rinjve”. 

    “U rrita duke i shikuar ata. Messi dhe ai ekip special me Iniesta, Xavi, Henry, Eto’o… Të gjithë ata… Ishte diçka e veçantë”, kishte thënë mbrojtësi anglez në intervistë të vitit 2021. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark