Avokati i Nagip Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga, teksa ka shpërndarë vendimin e Gjykatës së Apelit për vazhdimin e masës së paraburgimit për klientin e tij, e ka komentuar atë.
Ibrahimaga, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Apeli në arsyetimin e tyre ka thënë se Krasniqi duhet të qëndrojë në paraburgim sepse mund të ndikojë në pesë dëshmitarë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Sa i përket masës së paraburgimit, Gjykata e Apelit konsideron se Nagip Kransiqi duhet të qendroj gjithësesi në paraburgim, sepse mund të ndikoj tek 5 dëshmitare. Cilët deshmitarë nuk janë intervistuar deri me tani, gjykates si duket nuk i intereson”, ka deklaruar ai.
“Megjithatë fakt është se te gjithë deshmitarët të cilët prokuroria i ka emëruar në propozimin e saj janë intervistuar nga hetuesia, muaj më parë dhe pas intervistimin kanë vazhduar të punonjë ne të njejtën korporate ku Nagip Krasniqi ka qenë epror i tyre, pa asnje ndikim”, vijon Ibrahimaga.
I njëjti ka akuzuar dy shkallët e gjykatës për bazim vetëm në pretendime të Prokurorisë. Për këtë të fundit, ai thotë se nuk i kanë dërguar prova për mbajtje në paraburgim.
“Gjykata ne Apelit, ashtu sikur edhe Gjykata Themelore i beson prokurorise ne fjalë të saj, sa i perket pretendimit për dyshimin e bazuar për vepër penale. Prokuroria nuk i ka dorëzuar gjykatës dhe mbrotjës asnjë provë të vetme lidhur me kete rast. Neni 184 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, lidhur me caktimin e paraburgimit kërkon eksiistimin e dyshimit te bazuar për kryerjen e veprës penale. Kurse Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit bazueshmërine për paraburgim si duket e mbeshtesin në pretendimet e prokurorise, pa passer nevoje per t’i shqyrtuar provat”, ka deklaruar avokati i ish-kryeshefit të KEK-ut. /Insajderi.org/