“Mund të vendos vota në sistem çdokush që i di kredencialet”, profesori tregon gabimin në webfaqen e KQZ-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mund të vendos vota në sistem çdokush që i di kredencialet”, profesori tregon gabimin në webfaqen e KQZ-së

    Insajderi
    13 February 2025 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Webfaqja e KQZ-së ka disa gabime të cilat cënojnë sigurinë e saj.

    Këto gabime, sipas profesorit Blerim Rexha, janë një pikë kërcënimi për sulmues potencial.

    Profesori i Sigurisë Kibernetike tha për Kiksin se sistemi i KQZ-së ia lejon të vendos vota në sistem çdokujt që i ka kredencialet për t’u futur në këtë faqe.

    ”Faqja e numërimit të rezultateve në qendrat e numërimit që sipas mendimit tim nuk do të duhej të ishte publike. Kjo duhej të ishte brenda rrjetit qeveritar dhe jo dikush nga jashtë të marrë qasje. Tani, vetëm po e marr një skenario në rastin e sulmit, çka nëse unë i di kredencialet e dikujt që është atje dhe i cili për çfarëdo arsye i ka nda me mu dhe unë filloj tani me qit vota. Prandaj, kjo faqe ka vend për përmirësime”.

    Ai thotë se në këtë sistem nuk do të duhej të kishte qasje askush nga jashtë insitucionit apo nga jashtë shkollës ku bëhet numërimi i votave, që numërimi të jetë vetëm brenda rrjetit qeveritar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark