Mundësoi abortin e 14-vjeçares në këmbim të 500 eurove, mjeku qe rrahu profesoreshën ishte arrestuar para dy viteve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mundësoi abortin e 14-vjeçares në këmbim të 500 eurove, mjeku qe rrahu profesoreshën ishte arrestuar para dy viteve

    Insajderi
    10 May 2022 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    T’i ketë të vendosura prangat në duar nga ana e policisë nuk është risi për gjinekologun i cili sulmoi gruan e zëvendësministrit Dukagjin Pupovci.

    Arsim Gashi i cili punon në poliklinikën “Galaxy”, para dy viteve u arrestua nga policia për një shkelje tjetër ligjore. I njejti mundësoi abortin e një vajze të mitur, 14 vjeçare në këmbim të 500 eurove.

    Veprimi i gjinekologut Gashi binte në kundërshti me Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë, por, vajzës që dyshohej se u dhunua nga dy persona, njëri 21 vjeç e tjetri 30 iu mundësua një gjë e tillë nga Gashi.

    Këtë e kishte konfirmuar edhe njëri nga të dyshuarit në polici.

    “Në të njëjtën ditë, mjeku e ka kryer abortin, për të cilin unë kam paguar 500 euro”, ka deklaruar i dyshuari në polici.

    Në anën tjetër, sot nga Policia e Kosovës Gashi u vu nën pranga pasi sulmoi profesoreshën universitare, Hatixhe Latifi-Pupovci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark