Mungesa e energjisë elektrike, protestojnë nesër banorët e fshatit Bibaj të Komunës së Ferizajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesa e energjisë elektrike, protestojnë nesër banorët e fshatit Bibaj të Komunës së Ferizajt

    Insajderi
    27 December 2024 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e nesërme banorët e fshatit Bibaj të Komunës së Ferizajt do të protestojnë për mungesën e energjisë elektrike.

    “Ju njoftojmë se banorët e fshatit Bibaj të Komunes së Ferizajt, do të organizojnë një protestë për shkak të mungesës së energjisë elektrike, që po ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme. Protesta do të mbahet më: Data: 28.12.2024 Ora: 15:00”, thuhet në njoftim.

    Protesta do të përfshij edhe bllokimin e rrugës kryesore.

    “Vendi: Kryqëzimi i rrugëve “Avdi Shaqiri” dhe “Engjull Zefi” në Bibaj. Protesta do të përfshijë bllokimin e rrugës kryesore. Kjo iniciativë ka për qëllim të shprehë shqetësimin dhe kërkesën për zgjidhje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Ju mirëpresim të na bashkoheni dhe të ngrisim zërin për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë! Me respekt, Banorët e Fshatit Bibaj”, shkruhet në njoftimin e bërë nga banorët atje.

    Ditët e fundit, për shkak të temperaturave të ulëta, është rritur konsumi i rrymës, ndërsa institucionet energjetike në vend po apelojnë vazhdimisht tek konsumatorët për kursim.

    Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS) dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) kanë raportuar për një konsum rekord prej 1.500 megavat në orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark