Sulmuesi britanik Marcus Rashford po kalon një situatë jo pozitive në karrierën e tij, ndërsa është gjobitur nga skuadra e Manchester United.
26-vjeçari është treguar jo korrekt ndaj klubit në të cilin aktivizohet prej 2015-ës, duke munguar pa arsye në seancat stërvitore.
E fundit është në nivelin e një skandali, teksa sulmuesi i 3 luanëve nuk u paraqit në stërvitje duke mashtruar teknikun Ten Hag dhe drejtuesit e tjerë, ku kishte bërë të ditur se vuante nga problemet shëndetësore.
Dicka e tillë u hodh poshtë menjëherë, ku në medait britanike u publikuan pamjet ku Rashford shihej në një klub nate deri rreth orës 4 të mëngjesit, e konsumonte alkool.
Madje i pranishëm me të ishte dhe një e re, e cila u pa teksa qëndronte për orë të tëra me futbollistin.
Të nesërmen sulmuesi anësor e pati të pamundur të ishte i pranishëm në stërvitje, ndërsa u thirr në një mbledhje ku iu komunikua gjoba prej 760 mijë euro.
Kjo pagesë është e barabartë me 2 javë pune të 26-vjeçarit.
Krahas kësaj ngjarje, edhe në fushë lojtari nuk ka prodhuar thuajse asgjë ku në 26 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë vetëm 4 gola.