Mungesë e stafit në orar,  emërime politike... kritika për shëndetësinë në Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesë e stafit në orar,  emërime politike… kritika për shëndetësinë në Lipjan

    Insajderi
    29 July 2025 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrjete sociale kanë qarkulluar video kur qytetarë të komunës së Lipjanit përfundojnë në urgjencë, por stafi nuk është aty. Një të tillë e kanë dërguar edhe në redaksinë e Insajderit.

    Por, pos kësaj, në publik janë shfaqur kritika të theksuar kundër mënyrës së si Komuna e Lipjanit, që drejtohet nga Imri Ahmeti i LDK-së menaxhon me shëndetësinë atje.

    Ky dikaster i është lënë në përgjegjësi Drejtorit për Shëndetësi, Shkëlzen Hajdini.

    “Shumë qytetarë, përfshirë edhe vetë mua, kemi qenë dëshmitarë dhe viktima të një qasjeje të papërgjegjshme, mungese totale të profesionalizmit dhe një menaxhimi të përçarë nga brenda. Grupet që janë krijuar aty brenda, zyrat që funksionojnë në heshtje të ftohtë, dhe mosrespektimi i orarit të punës nga disa aty janë bërë normalitet. Madje, në disa raste edhe mungesa e materialeve elementare si NACL është shndërruar në një “detaj” të zakonshëm”, thuhet në një koment publik të një qytetari nga kjo komunë.

    Po ashtu bëhet me dije se për  rreth dy muaj banorët e Lipjanit janë detyruar të endeshin natën me dhjetëra kilometra  nëpër qytete tjera për të kërkuar një barnatore të hapur, sepse kujdestaria farmaceutike mungonte.

    Aty përmendet edhe një rast kur pas një lëndimi të rëndë me një mjet të mprehtë metalik, një qytetari i duhej urgjentisht vaksina kundër tetanusit e derisa Urgjenca reagoi në mënyrë të duhur, QKMF-ja,  institucioni që duhej të ishte i gatshëm në çdo moment  ishte krejtësisht jashtë loje. “Askush nuk ndjeu përgjegjësi, “eja nesër”. U injorova me qetësi të ftohtë, si të mos ekzistoja”, thuhet në reagimin e qytetarit.

    Mënyra se si menaxhihet shëndetësia në Lipjan është përshkruar si “dikaster i dy figurave që prej vitesh kanë pasur në dorë timonin e shëndetësisë në këtë komunë e ku njëri e sheh veten si “padron teknik” në QKMF, tjetri si “drejtor politik” të dy të zhytur në rehati e paaftësi”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark