The Weeknd i ka akuzuar organizatorët e ‘Grammy Awards’ duke i etiketuar si të korruptuar, pasi nuk ka marrë asnjë nominim për ceremoninë e vitit 2021, shkruajnë mediat e huaja.
I gjithë ky reagim erdhi pasi ishte pritur që ai të nominohej duke marrë parasysh albumin e tij, “After Hours”, që ka kryesuar në top-lista dhe hitin “Blinding Lights”. Megjithatë ndodhi e kundërta.
“Grammyt mbesin të korruptuar. Më keni borxh mua, fansave të mi dhe transparencës së industrisë”, ka shkruar i në rrjete sociale.
Organizatorët kanë thënë se e kuptojnë zhgënjimin e tij, mirëpo çdo vit ndodh që disa realizime të mira të mos përfshihen në nominime.