Mungon në seancë Edin Nevzadi por ky është personi tjetër i akuzuar në rastin "Albkings": Ka pranuar fajësinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungon në seancë Edin Nevzadi por ky është personi tjetër i akuzuar në rastin “Albkings”: Ka pranuar fajësinë

    Insajderi
    26 March 2025 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për rastin e njohur si “Albkings”, ku grupi dyshohet se ka terrorizuar vajzat dhe gratë me publikimin e materialeve diskredituese.

    Në media është raportuar se njëri prej të dyshuarve është Edin Nevzadi, por sot në sallë është parë gjithashtu edhe Florent Poroshtica.

    Identiteti i tij u bë i ditur vetëm sot, para se gjyqtari i rastit të njoftonte se seanca ishte mbyllur dhe mediat do të lejoheshin vetëm për të regjistruar pamjet.

    “Seanca dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë kundër të pandehurve Florent Fushtica dhe Edin Nevzadi, ku Florent Fushtica akuzohet për shkak të veprës penale në bashkëkryerje ‘vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, ka thënë gjyqtari i rastit, Adnan Kamberi.

    Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për grupin famëkeq “Albkings”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark