Mungon Ligji për pastrimin e personave nga spiunazhi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungon Ligji për pastrimin e personave nga spiunazhi

    Insajderi
    09 October 2016 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akuzat se “je spiun apo bir spiuni” janë bërë përditshmëri në opinionin kosovar. Për t’i pastruar figurat nga e kaluara ish-agjentët e sigurimit jugosllav, ish-udhëheqësit shtetërorë dhe njohësit e sigurisë kërkojnë të kthehen dosjet nga Serbia dhe të miratohet Ligji për Lustracionin (pastrimin e figurës). Sipas tyre, vetëm në këtë formë secili zyrtar do të hyjë nëpër “detektorin e spiunimit” dhe do të pastrohet nga e kaluara

    Akuza dhe kundërakuza ndaj njerëzve në pozita shtetërore, politikanë, deputetë, profesorë, gazetarë… se kanë qenë apo edhe se janë bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror serb, apo sigurimeve të tjera, janë bërë përditshmëri në opinionin kosovar.

    Madje, është bërë si rutinë që për t’i njollosur të tjerët duke i quajtur ish-bashkëpunëtorë të shërbimit sekret prej të cilit kanë pësuar shqiptarët.

    Në mungesë të Ligjit për Lustracionin (pastrimin e figurës) linçimi në këtë formë i njerëzve po përdoret edhe në fjalimet e përfaqësuesve të shtetit, shkruan Zëri.

    E ata që duhet të bëjnë këtë ligj, deputetët e Kosovës, po drejtojnë gishtin me fyerje ndaj njëri-tjetrit për spiunazh, korrupsion, etj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark