Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja.
Në emisionin e sotëm, Ismet Munishi e nisi me komentin e tij rreth ndeshjes Gjermani – Skoci.
Ai tha se Gjermania me fitoren 5-1 ndaj Skocisë e konfirmoi kandidaturën për titullin kampion.
“Gjermania ishte fantastike, në çdo cep të fushës ishte më e mirë. Në 10 minutat e parë u pa që gjermanët ishin më të mirë”, tha ai.
Tutje, ai nuk i la anash as ngacmimet ndaj Skocisë.
“Skocia është dashtë me ia bë si në boks, trajneri me hedh peshqirin e bardhë dhe me përfundu loja. Nuk e di pse vazhdojshin tutje, duke e ditur që s’munden me përballu Gjermaninë”, përfundoi ai.