Analisti, Ismet Munishi, ka reaguar pas lajmeve për nisjen e hetimeve për ndeshjen e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit, e cila dyshohet për kurdisje.
Kampioni në fuqi i Kosovës e kishte fituar ndeshjen me rezultatin 2:0.
Ndeshja që po hetohet ishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Munishi në një postim në “Facebook” shkroi se “ndjehet tepër krenar që ka qenë pjesë e Ballkanit”.
Trajneri i njohur gjithashtu theksoi se “askush nuk mujd ta mohojë suksesin e Ballkanit në arenën ndërkombëtare”, duke shtuar se “Ballkanin duhet luftuar me punë e jo me intriga”.
Postimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):
“Jam teper krenar që kam qenë pjesë e Fc Ballkanit.
Askush nuk mund ta mohojë në asnjë formë suksesin e Ballkanit në arenen nderkombëtare.
Luftojeni Ballkanin me punë e jo me intriga”.