×
  • Sport
  • Sport

    Munishi “merret” pak me shefin e CIA-së, vizitën e tij e lidhë me të ardhmen e ekipit ku është trajner

    Insajderi
    24 August 2024 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra e Dukagjinit e ka nisur keq sezonin e ri në Superligën e Kosovës, ku kanë pësuar dy humbje për dy ndeshje.

    Trajneri i ekipit, Ismet Munishi, beson se skuadra e tij do ta arrijë kualifikimin për garat evropiane.

    Këtë, Munishi e tha në një postim në Facebook.

    “Ky shefi I CIA-s ju kish thonë, mos ma boni Baben nervoz. Kf Dukagjini luan në Evropë”, shkroi Munishi.

    Dukagjini, në xhiron e parë të këtij sezoni, u ndesh me kampionin në fuqi, Ballkanin, ndeshje të cilën e humbi me rezultat 2-0.

    Ndërsa u mposht edhe nga ekipi i sapo ngjitur në Superligë, Suhareka, me rezultat 3-1.

    E sezonin e kaluar, Dukagjini shpëtoi për “një fije floku” pa rënë në Ligën e Parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark