“Mural Fest”, me vepra për tolerancën shtrihet jashtë Ferizajt - Insajderi
×
Kulturë

“Mural Fest”, me vepra për tolerancën shtrihet jashtë Ferizajt

Insajderi
28 January 2019 - 17:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Festivali i muraleve, që për të katërtin vit, do t’i japë ngjyrë Ferizajt, në edicionin e sivjetmë do të shtrihet edhe jashtë qytetit ku ka nisur rrugëtimin.

Organizatorët e festivalit ndërkombëtar të muraleve “Mural Fest” tashmë kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë, me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të të rinjve në këtë qytet.

Memorandumi synon gjithëpërfshirjen e krijuesve të rinj që vijojnë shkollat e mesme në këtë qytet. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe Lebibe Topalli nga OJQ “Mural Fest”, kanë nënshkruar dokumentin që parasheh organizimin e aktiviteteve të shumta në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muraleve.

Por me vepra arti që sivjet do të realizohen rreth motos “Me art për tolerancë”, “Mural Fest” do të shtrihet edhe në qytete të tjera, shkruan Koha.net./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark