Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka denoncuar për patriarkalizëm kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin.
Përmes një postimi në Facebook, Halimi tha se murali i titulluar “Forca e Gruas” ku paraqitet një grua me një foshnjë ndër duar dhe me sytë e lidhur me një konop, nuk ka të bëjë fare me fuqizimin e grave, por me robërimin e tyre.
“Mural në hapësirë publike, pa fuqi figurative, ajo na shfaqet si besimtare e verbër dhe pa asnjë qëllim jetësor pos familjes.” , ka shkruar ajo.
Halimi tha se sipas këtij murali gratë shihen thjesht si lindëse dhe rritëse të fëmijëve.