Murat Jashari, i cili është i dyshuari kryesor për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi, do të dalë para gjykatës sot në seancën dëgjimore në orën 14:00.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin vetë avokati i të dyshuarit, Emrush Kastrati.
“Seanca e dëgjimore do të filloj sot në ora 14”, ka thënë shkurtë Kastrati për Insajderin.
Në këtë seancë do të paraqitet edhe i dyshuari tjetër Avni Llumnica, të cilët i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Murat Jashari është i dyshuari kryesor për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi. Jashari dyshohet se dje në orët e hershme të mëngjesit kishte plagosur me armë zjarri Vllasin në banesën e tij./Insajderi.com