Murat Jasharit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murat Jasharit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Insajderi
    17 April 2017 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Murat Jasharit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi.

    Avokati mbrojtës i tij, Emrush Kastrati e ka konfirmuar për Insajderin se klientit të tij i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

    “Po i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj, nuk pritet ndonjë seancë e radhës prokurori ka desht me intervistu ma herët, diku me 6 prill mirëpo kemi kërkua shtyrjen e intervistimit të tij për shkak të problemeve shëndetësore të mija”, ka thënë Kastrati për Insajderin.

    Murat Jashari është i dyshuari kryesor për tentim vrasjen e avokatit Azem Vllasi. Jashari dyshohet se me 13 mars në orët e hershme të mëngjesit kishte plagosur me armë zjarri Vllasin në banesën e tij. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark