
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka thënë se Murat Meha, kryetar i Komisionit qeveritar për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, duhet të arrestohet për tradhti kombëtare.
Sipas Malokut, as dorëheqja e Murat Mehës nuk do të pranohej.
“Po dalin disa zëra qe Murat Meha të japë dorëheqje! Jo dorëheqje, Murat Meha se bashku me nënshkruesit e Marrëveshjes për demarkacionin [duhet] të arrestohen me akuzë: për tradhti kombëtare”, ka shkruar Maloku në llogarinë e tij në Facebook.
Ditëve të fundit janë shtuar zërat që thonë se vija kufitare me Malin e Zi është bërë në dëm të Kosovës.
Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi është kusht kryesor për liberalizimin e vizave, por tash e disa javë qeveria nuk ka dërguar këtë projektligj në kuvend.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, partia e të cilit është partneri kryesor në koalicionin qeverisës, ka thënë se vija kufitare me Malin e Zi e ka zhvendosur kufirin rreth pese apo gjashtë kilometra në brendësi të Kosovës./Insajderi.com