×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Dita ditës po rritet numri i bashkëatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë

    Insajderi
    09 June 2024 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës.

    Sipas tij kjo po vërehet në të gjitha sektorët.

    “Duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia”, tha Murati.

    Ai theksoi se së shpejti do të lansohet një instrument i ri, që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës.

    “Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj. Qeveria për zhvillim!”, u shpreh Murati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark