Murati i VV-së: Kemi bërë ofertë siç është kërkuar, Nisma do të duhej të votonte - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati i VV-së: Kemi bërë ofertë siç është kërkuar, Nisma do të duhej të votonte

    Insajderi
    25 July 2025 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, pas dështimit të 52’të për konstituim, tha se ata kanë ofruar edhe marrëveshje politike e edhe kompromise, por se tash i takon Nismës Socialdemokrate që të bëjë lëvizje përpara, duke votuar për konstituimin,

    Murati tha se Nismës i kanë bërë ofertë për qeverisje “ashtu siç është kërkuar”

    “Ne kemi ofruar edhe marrëveshje politike, edhe kompromiset e nevojshme, megjithatë u takon edhe palëve të tjera që të bëjnë lëvizje para, sepse ne si fitues kemi bërë lëvizjet e nevojshme. Kemi bërë ofertën, por Nisma në këtë rast do të duhej të votonte. Pra konstituimi i Kuvendit pikë së pari është obligim i të gjithë deputetëve. Ne për Nismën Socialdemokrate kemi pasur ofertë politike edhe për qeverisje, ashtu siç kërkohet ka qenë oferta”, tha Murati.

    Ai u bëri thirrje partive që të votojnë për konstituimin e Kuvendit.

    “Shfrytëzoj rastin që t’i ftoj sepse çdo votë “Për” na ofron drejt qëllimit, do të mjaftonte që secili deputet e subjekt ta kryerjë obligimin kushtetues që të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit”, shtoi Murati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark