Murati iu “bërtet” pak qytetarëve: Keni ble telefon të ri me pare të Trustit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Murati iu “bërtet” pak qytetarëve: Keni ble telefon të ri me pare të Trustit

    Insajderi
    27 May 2022 - 00:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se është argumentuar shumë herë se pse s’duhet lejuar tërheqja e parave nga Trusti Pensional i Kosovës.

    Ai kishte edhe kritika për tërheqjen e Trustit që u mundësua nga Qeveria Hoti, pasi sipas tij në vend që paratë të investoheshin, Qeveria Kurti duhet të paguaj borxhet në Trust, shkruan Insajderi

    Gjithashtu, sipas Muratit paratë e Trustit janë tërhek për të blerë telefona të ri.

    “Për pare që i keni tërheq herën e kalune, në vend që me u investu ato pare, tash duhet qeveria me la borxhin në Trust. Për dikënd që ka tërheq pare të Trustit, heren e parë, për me ble telefon të ri”, ka thënë Murati në emisionin DPT te Fidani.

    Ai tha se edhe më 2020 pra ka qenë kundër tërheqjes së parave nga Trusti dhe për këtë ka dhënë arsye.

    “Nëse lejohet tërheqja një herë shkakton precedent të rrezikshëm që pastaj secili matrapaz politikan mundet me u çu e me kërku e me premtu madje edhe në fushatë zgjedhore, me thënë se kemi me leju 30 për qind e 50 për qind e shumave të tjera, edhe kësisoj shkatërrohet institucioni”, tha Murati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark