
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati vazhdon të deklaroi se kryesuesi i kuvendit Avni Dehari dhe partia e tij kanë vepruar në përputhje me Kushtetutën. Ai ka kundërshtuar aktgjykimin që nxori dje Gjykata Kushtetuese duke i cilësuar si të pavlefshme seancat e mbajtura për Konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Murati hedhë akuza të rënda ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke aluduar se aktgjykimi i publikuar të hënën është “shkruar në zyret e PDK’së”.
Statusi i plotë:
Kryesuesi i Seancës Konstituive z. Avni Dehari, dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që nga data 15 prill e deri me 26 korrik kanë vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën, nëse marrim për bazë Aktgjykimin KO119/2014.
Kushtetuta është e njëjta si në vitin 2014. Nuk ka ndryshuar.
Por ajo çfarë ka ndryshuar është interpretimi që po i bëjnë Kushtetutës anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka ndryshuar fituesi – tash është Lëvizja Vetëvendosje e nuk është PDK-ja.
Në fakt, ky Aktgjykimi i publikuar dje edhe duket sikur është shkruar në zyret e PDK-së, për dallim prej atij të datës 26 qershor që megjithatë linte përshtypjen se ka pasur kontribut edhe nga vetë Gjykata.