Murati: Politikat tona po funksionojnë, asnjëherë nuk ka pasur një nivel të tillë punësimi për të rinjet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Politikat tona po funksionojnë, asnjëherë nuk ka pasur një nivel të tillë punësimi për të rinjet

    Insajderi
    30 September 2023 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se politikat e Qeverisë për punësimin e të rinjeve janë duke funksionuar.

    Përmes një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se “gjithsej të rinj të punësuar të moshës 15-24 në fillim të vitit 2021 ishin 28,293 persona. Kurse në fund të korrikut 2023, numri i tyre është mëse dyfishuar në 60,884 persona. Pra për 30 muaj, janë mbi 32 mijë të reja e të rinj që kanë filluar punën“.

    Ai thotë se diçka e  tillë nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shtetit.

    Përpos që është rritur punësimi për rininë, sipas Muratit, është rritur edhe përfshirja e grave në treg.

    ”Pra, jo vetëm që është rritur punësimi i të rinjve si asnjëherë më parë, por kemi edhe rritje të pjesëmarrjes së vajzave e grave në tregun e punës“, ka thënë ndër tjerash Murati.

    Postimi i plotë:

    Synimi ynë kryesor si Qeveri është shtimi i vendeve të reja të punës, e në veçanti, punësimi i të rinjve dhe grave, që çdoherë kanë qenë të nën-përfaqësuar në tregun e punës.

    Për të arritur këtë, kemi ndërmarrë veprime e masa që përfshijnë:

    Masa 1.3 për punësimin e grave

    Masa 1.4 për punësimin e rinisë

    Masa 2.1 për mbështetjen e prodhuesve dhe bizneseve në pronësi të grave

    Superpuna

    Si dhe shumë masa tjera, rezultati i të cilave është i padiskutueshëm.

    Dhe tashmë kemi edhe dëshmi se politikat tona po funksionojnë.

    E kjo dëshmohet më së miri nëse shikoni grafikun më poshtë që paraqet numrin e të rinjve të punësuar, nëpër muaj, që nga janari 2021 e deri në korrik 2023, sipas të dhënave administrative të tregut të punës.

    Gjithsej të rinj të punësuar të moshës 15-24 në fillim të vitit 2021 ishin 28,293 persona. Kurse në fund të korrikut 2023, numri i tyre është mëse dyfishuar në 60,884 persona. Pra për 30 muaj, janë mbi 32 mijë të reja e të rinj që kanë filluar punën.

    Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit tonë.

    Sepse asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë masa e mbështetje për punësimin e të rinjve sikurse me Qeverinë tonë.

    Një gjë tjetër që vërehet, është se nga të gjitha punësimet e reja që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, gjysma e punësimeve të reja janë vajza. Kësisoj, duke e përmirësuar edhe raportin gjinor të të punësuarve nga 62:38 djem VS vajza, në 56:44 djem VS vajza.

    Pra, jo vetëm që është rritur punësimi i të rinjve si asnjëherë më parë, por kemi edhe rritje të pjesëmarrjes së vajzave e grave në tregun e punës.

    Qeveria për rininë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark