×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Qeveria po i mbështet bizneset në veri për hapjen e deri në 2 mijë vende të reja pune

    Insajderi
    08 August 2024 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Qeveria e Kosovës po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët.

    Murati thotë se të gjithë ata që janë të interesuar mund të drejtohet tek zyrat e Agjencisë së Punësimit.

    “Me rivendosjen e rendit dhe ligjit në katër komunat veriore të vendit, tani po shohim dita ditës edhe hapjen e bizneseve të reja dhe shtimin e aktivitetit afarist në atë pjesë.

    Qeveria po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët.

    Për më shumë informata, mjafton të drejtoheni tek zyrat e Agjencisë së Punësimit që tashmë gjenden edhe në hapësirat e objekteve komunale”, shkroi Murati në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark