Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk e ka pritur që tentimi për të bërë fushatë me buxhet të shtetit t’i shkojë huç. Qytetarët kanë vërshuar në një shkrim të tij ku flet për të hyrat buxhetore, të cilat sipas tij, tejkalojnë shifrën tre miliardë euro këtë vit. Ata kanë kërkuar të flasë edhe për mungesën e furnizimit të rregullt me energji elektrike.
Murati në postimin e tij, ku është bërë cak i kritikave nga qytetarët, thotë se buxheti ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove në paga në sektorin publik, pos tjerash, shkruan Insajderi.
LEXO EDHE:
Tutje thotë se investimet kapitale për here të pare kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro.
“Për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti.
Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet”, deklaroi ministri Muratit.
Këto fjalë të Muratit kanë acaruar qytetarët, të cilët kanë shprehur kritikat e tyre në komente. Njëri qytetar ka kërkuar nga ministri Murati ta rregullojë çështjen e furnizimit me energji elektrike në komunën e tij, atë të Ferizajt.
LEXO EDHE:
“O Lesh njeher rregulloe rrymen ne Komunen tane Ferizaj edhe leje kto info se per juve kto jane qata paguhesh per pune …. Kemi deme ne oriendite shtepiake prishje e djegje maqina enelarse , boiler . Friza , TV , nxemje jan djege mos luni me qytetar … lesho pare e bleje rryme o Lesh …”, thotë komentuesi.
“Ik o kaperdhec mos tshoh ik se sjeni per shtet me udheheq ju tmerri zotit 2024 me nejt pa rrym 23 ore veq nqeveri tjuve ka bo vaki kjo edhe mas lufte kur o kon veni i djegt krejt”, deklaron një komentues tjetër.
“Po valla me gjithe kete buxhet e rrym ka 10 ore skem!”.
“8 ore pa rryme, o minister!”
“Popo veq rrym spo ka kerkun na deshprut qetu shum”
“Si se ka tejkalu qe ke ber rrymen 100% ma shterjt ,tatimin ne pron 200% ma shtrejt çdo shtrajtim hin tvsh me shum , e ke vrafru popullin e po krenohes me hyrej ma shum a ban men çdo artikull ma shtrejt tatim vjen ma shtrejt a rrogat dhe penzijonet i le me 20 euro ma shum a ste vjen marr qe 5 vjet pa maru asgje vetem mashtrim i investime kapitale 0 dhe tregoj popullit si ke humbe 500 miljo euro nga saksionet nga Amerika tregoj banu burr ….!”.
“Qysh more spot vjen Turp me postu. Ti flet per milionat me krenari kurse populli vuan për Rrym njerëzit po sëmuren nga ftohti pa ngrohje Turp”.
Këto janë disa nga komentet kritikuese të cilat mund t’i gjeni në postimin e Muratit:
/Insajderi.org/