Muri i Trumpit përfitim edhe për gjermanët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Muri i Trumpit përfitim edhe për gjermanët

    Insajderi
    02 April 2017 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga planet e Donald Trumpit për murin e shumëdiskutuar në kufi me Meksikën mund të përfitojnë edhe disa firma gjermane.

    Presidenti amerikan ka kërkuar deri në një miliard dollarë për shpenzime në projekte infrastrukturore, rrugë, ura e stacione treni.

    Gazeta “Süddeutsche Zeitung” përmend dy kompani që shfaqen sipas saj në listën e 700 subjekteve të gatshme për tendera: “Bauer AG” nga Bavaria dhe zyra e arkitekturës “Leupold Broën Goldbach” nga Mynihu.

    Asnjëra prej tyre, megjithatë, nuk dëshiron të flasë hapur për planet e saj. I pyetur nga “Deutsche Ëelle”, “Bauer”, një biznes familjar me mbi 10 mijë të punësuar, nuk pranoi të tregonte publikisht interesin për murin. “Leupold Broën Goldbach”, nga ana tjetër, shpejgon se nuk po i hyn këtij projekti për të siguruar përfitime prej tij.

    “Ne thjesht duam të jemi pjesë e asaj çfarë po ndodh në atë vend”, ishte komenti i Ëyly Broën, njëri prej drejtuesve të zyrës. Bashkëthemeluesi i saj, Andreas Leupold këmbëngul se arkitektura e tyre promovon transparencën, demokracinë, të qenurit i hapur dhe jo ndarjen mes njerëzve.

    Në muajin shkurt, një tjetër kompani gjermane ndërtimi, “Hochtief” hodhi poshtë pretendimet se kishte ndërmend të bëhej pjesë e ngritjes së murit të Trumpit. Te gjermanët, fjala “mur” ka një forcë simbolike, e kjo duket se justifikon ngurrimin për t’u shfaqur si palë në ngritjen e atij të Meksikës.

    Lartësia e murit që ndau Gjermaninë për vite me radhë ishte 3.60 metra, ndërsa ai që kërkon të ngrejë presidenti amerikan llogaritet te 9 metrat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark