Muriç zyrtarisht te Ipswichi: Klubi i duhur për mua, pres me padurim fillimin e kampionatit – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Muriç zyrtarisht te Ipswichi: Klubi i duhur për mua, pres me padurim fillimin e kampionatit

    Insajderi
    17 July 2024 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, është transferuar zyrtarisht te klubi i ri i Premier Ligës, Ipswich Town.

    Njoftimi erdhi nga vetë klubi, i cili thotë se është i lumtur për transferimin për një shumë të padeklaruar.

    Portieri, i njohur si Aro, i bashkohet Blues nga Burnley, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare.

    25-vjeçari, i lindur në Zvicër dhe që ka përfaqësuar Kosovën deri më tani 38 herë në nivel ndërkombëtar, ka luajtur rol të rëndësishëm në promovimin e Burnleyt në Premier Ligë gjatë kampanjës së vitit 2022/23, para se të paraqitej 10 herë për klubin në garë sezonin e fundit.

    “Jam i gëzuar që i bashkohem klubit dhe pres me padurim fillimin”, tha Aro për “TownTV”.

    “E kam parë se si luan ekipi sezonin e kaluar dhe ndjej se stili do të më përshtatet shumë, prandaj për mua ky është transferimi i përkryer”.

    “Kam qenë në bisedime me menaxherin dhe me trajnerin e portierëve, Rene Gilmartin, dhe besoj se ky është vendi i duhur për mua teksa klubi ngjitet në Premier Ligë”.

    “Pres me padurim fillimin e kampionatit”.

    Aro do t’i bashkohet klubit në Austri ku po qëndrojnë në kampin para-sezonal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark