×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Muriqi reagon pas njohjes së pasaportave: Si mund të mos të dua, Spanjë?

    Insajderi
    06 January 2024 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi ka reaguar pasi Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës.

    “Si mund të mos të dua, Spanjë?”, ka shkruar Muriqi në platformën X.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kanë thënë se qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në Spanjë.

    Vendimi për njohjen e pasaportave kosovare është marrë nga 1 janari.

    Në dokumentin e Bashkimit Evropian ku bëhet i ditur ky vendim, thuhet se kjo nuk nënkupton njohje të shtetësisë së Kosovës.

    Spanja njohu nga 1 janari 2014 pasaportat që lëshohen nga Republika e Kosovës. Ky ndryshim nuk përbën në asnjë mënyrë njohje zyrtare të Kosovës”, thuhet në dokument.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark