Tre lojtarë shqiptarë sonte luajnë me skuadrat e tyre në top-pesë ligat e Europës.
Lille i Edon Zhegrovës sonte e pret në shtëpi skuadrën e Lyonit për ndeshjen e vlefshme në Ligue 1, raundi i 10-të, ndeshje kjo që nis nga ora 21:00.
Ylli kosovar sigurisht që pritet të jetë startues duke parë formën e tij fantastike me fanellën e klubit francez.
Granit Xhaka me Leverkusenin sonte luajnë derbin e javës në Bundesliga, ku në “BayArena” e pret Stuttgartin.
Kurse Vedat Muriqi sonte luan mysafir ndaj Alavesit dhe futbollisti kosovar synon të realizojë gol për t’i ndihmuar ekipit të tij.