Murtezaj: Kosova nuk do ishte e lirë pa SHBA-të – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murtezaj: Kosova nuk do ishte e lirë pa SHBA-të

    Insajderi
    15 October 2016 - 19:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë deklaratë zëvendësministri Murtezaj e ka bërë gjatë fjalimit në hapjen e punimeve të Forumit Global të organizuar nga Universiteti i Iowa-së, ku janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me kombin, shtetin, dhe ridefinimin global të konceptit të vetëvendosjes.

    Duke folur për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-së,  Murtezaj e ka vlerësuar lartë përkrahjen që ky shtet i ka ofruar Kosovës në fusha të ndryshme si mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës në kuadër të programeve të partneritetit dhe për Ministrinë e Punëve të Jashtme, në ngritjen e kapaciteteve në fushën e drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media nga Ministria e Punëve të Jashtme .

    Murtezaj ka qenë i shoqëruar edhe me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Iowa, Xhavit Gashi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark