Murtezaj: LDK gjithmonë është konstruktive për ngjarje të mëdha – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Murtezaj: LDK gjithmonë është konstruktive për ngjarje të mëdha

    Insajderi
    08 May 2017 - 08:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka thënë se temat e mëdha, që pritet të trajtohen në ditët e ardhshme, do ta kenë gjithmonë kontributin konstruktiv të Lidhjes Demokratike të Kosovës si çdoherë

    “Temat e mëdha, që pritet të trajtohen në ditët e ardhshme, do ta kenë gjithmonë kontributin konstruktiv të Lidhjes Demokratike të Kosovës si çdoherë. Kjo nuk është e lehtë, por është e duhura në këto momente jo të lehta për Kosovën”, ka thënë Valon Murtezaj.

    Ai ka thënë se “Lidhja Demokatike e Kosovës është partia e vetme që kujdeset për shtetasin e Kosovës”, është shprehur Murtezaj në një intervistë për gazetën ‘Zëri’.

    Murtezaj ka thënë se Kosova po kalon nëpër momente jo të lehta dhe për këtë duhet të mobilizim i të gjithëve.

    “Kjo nuk është e lehtë, por është e duhura në këto momente jo të lehta për Kosovën. Prandaj duhet një mobilizim i të gjithëve, i partive, i qytetarëve, i liderëve, i shoqërisë civile për të kontribuuar që jeta cilësore e qytetarëve të jetë objektiva madhore”, ka thënë Murtezaj

    Ndërkohë, ai ka thënë se Projektligji për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi do të aprovohet në mbledhjen e Qeverisë dhe pastaj do të procedohet sipas rregullave në Kuvend për miratim.

    “Me miratimin e ligjit në Kuvend hapet rruga për lëvizjen e lirë pa viza. Ky është kriteri i vetëm i mbetur. Kosova ka nevojë për t’i bërë ndërkombëtarisht të njohur kufijtë e saj”, ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark