Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, për deklaratat e tij për ndeshjet Zvicër-Serbi. Deklaratat e Kurtit në vitin 2018 dhe kjo e ndeshjes së fundit.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në vitin 2-18 Kurti fliste për bashkim të kampionateve me Shqipërinë dhe i sulmonte e i quante hipokritë politikanët që i gëzoheshin kësaj fitoreje, ndërsa tani ekzaltohet me Xhakën e Shaqirin dhe fitoren e Zvicrës kundër Serbisë. Serbisë, me të cilën pranoi ta vazhdojë dialogun pa kushtëzime e pa parime.
Postimi i tij i plotë:
Më 2018, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, Albin Kurti fliste për bashkim të kampionateve me Shqipërinë dhe i sulmonte e i quante hipokritë politikanët që i gëzoheshin kësaj fitoreje. Tash, i njëjti Albin, ekzaltohet me Xhakën e Shaqirin dhe fitoren e Zvicrës kundër Serbisë. Serbisë, me të cilën pranoi ta vazhdojë dialogun pa kushtëzime e pa parime.