
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka thënë se dëshiron ta blejë Coca-Cola-ën për t’ia “rkthyer kokainën”.
Ky postim i Musk, vjen menjëherë dy ditë pasi miliarderi e bleu rrjetin social Twitter me një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh, transmeton Insajderi.
Next I’m buying Coca-Cola to put the cocaine back in
— Elon Musk (@elonmusk) April 28, 2022
Edhe pse ky koment i Musk-ut për Coca-Cola-n është konsideruar pak si “shaka”, ajo në fakt përmbajnë disa të vërteta historike. Sipas Institutit Kombëtar të SHBA=ve për Abuzimin me Drogën, kokaina ishte e ligjshme në 1885 kur John Pemberton, një farmacist në Atlanta, e prodhoi për herë të parë pijen më të famshme në botë Coca-Cola.
Receta e Pembertonit në atë kohë përfshinte një ekstrakt kokaine të përftuar nga gjethet e kokas. Pemberton, këtë pije e kishte quajutur si një “drogë të licencuar” dhe “tonik i trurit” dhe pije intelektuale.
Një artikull i vitit 1988 i gazetës amerikane Neë York Times në lidhje me The Coca-Cola Company, kishte raportuar se si në fillim u përfshi kokaina në pije, por u hoq nga në vitet 1900./Insajderi/