Musk i përgjigjet komenteve të Trumpit për kthimin në shtëpi, Afrikën e Jugut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Musk i përgjigjet komenteve të Trumpit për kthimin në shtëpi, Afrikën e Jugut

    Insajderi
    02 July 2025 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elon Musk i ka quajtur komentet e presidentit amerikan Donald Trump për të si “shumë zhgënjyese”.

    Grindja Musk-Trump u rindez për shkak të “Projektligjit të madh dhe të bukur” të presidentit, të cilin miliarderi i Tesla dhe SpaceX e sheh si një zgjerim të papranueshëm prej shumë trilionë dollarësh të borxhit federal.

    Në anën tjetër, Musk promovoi formimin e një “partie amerikane” të re.

    Në një postim në Truth Social, Trump e sulmoi Musk për subvencionet që kompanitë e tij kanë marrë, veçanërisht për automjetet elektrike.

    Trump tha se pa to, Musk “ndoshta do të duhej të mbyllte dyqanin dhe të kthehej në shtëpi në Afrikën e Jugut”.

    Trump kishte thënë gjithashtu “do të duhet të shqyrtojmë” kur u pyet nëse do të merrte në konsideratë deportimin e Musk.

    Duke iu përgjigjur vërejtjes së Trump, Musk shkroi në X: “Thjesht gabim. Shumë zhgënjyes”.

    Musk u bë shtetas i natyralizuar amerikan më shumë se dy dekada më parë.

    Ai ishte një nga mbështetësit më të shquar të fushatës zgjedhore presidenciale të Trump në vitin 2024, duke shpenzuar më shumë se 196 milionë dollarë për të mbështetur kandidaturën e tij.

    Musk e përshkroi projektligjin si “vetëvrasje politike” dhe “krejtësisht të çmendur dhe shkatërrues”, duke shtuar në X: “Ai u jep lëmoshë industrive të së kaluarës, ndërsa dëmton rëndë industritë e së ardhmes”.

    Paketa do të rriste tavanin e borxhit të SHBA-së me 5 trilionë dollarë, do të vendoste shkurtime të mëdha taksash dhe do të rriste shpenzimet për sigurinë dhe mbrojtjen kufitare./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark